Ishin nisur për në Angli/ Shqiptarëve iu çahet gomonia në mes të detit, mediat: Po rrezikohet jeta e njerëzve

Pamjet e shqiptarëve që shkojnë në Angli me gomone shpesh janë bërë kryefjalë e mediave të huaja.

I tillë dhe rasti i mëposhtëm, ku shihet një grup shqitarësh, të cilëve iu është çarë gomonia dhe ndodhen në det të hapur, ndërkohë që video është postuar në rrjetin social TikTok me shkrim në gjuhën shqipe.

Së fundmi pamjet e gomones së mbushur plot me të rinj kanë tërhequr edhe vëmendjen e mediave angleze. “GBNews” shkruan se në videon e shqiptarëve që rrezikonin jetën në mes të detit shkruhej shqip:

Çahet gomonia e të rinjve duke kaluar Kanalin. Zot ruaji të rinjtë.
Në pamjet e marra nga TikTok, duket gomonia e vogël plot me ujë, të rinjtë e ulur përgjatë të dy anëve të gomones me këmbët e zhytura në ujë.

Në media thuhet se bandat kriminale shqiptare po rrezikojnë gjithnjë e më shumë jetën e njerëzve duke kaluar gomonet nëpër Kanal edhe në kushte të këqija atmosferike. Në muajt e fundit, grupet shqiptare të krimit të organizuar kanë marrë përsipër një pjesë të madhe të operacioneve të kontrabandës së njerëzve në anën franceze të Kanalit.

Një burim i tha “GBNews” se kontrabandistët e njerëzve “po rrezikojnë një tragjedi të madhe duke kaluar gomonet nëpër det në këto kushte. Bandat shqiptare duken më të gatshme për të kaluar gomonet edhe në kushte të këqija atmosferike”.

Ende nuk dihet nëse personat e përfshirë në incidentin e videos së publikuar në TikTok arritën në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar.

KLIKO KËTU PËR VIDEON

Back to top button
LAJMET E FUNDIT