Salianji: Rama nuk i tregon forcën oligarkëve, por njerëzve të thjeshtë si Irfan Hysenbelliu. Pishina që mbrojmë ne, financon media të fuqishme

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salanji nga foltorja e Kuvendit tha se kryeministri Edi Rama sulmoi “Prestige Presort” sepse ka inate personale.

Sipas tij, kreut të qeverisë nuk i pëlqen linja editoriale e mediave të Hysenbelliu Group, që bën investigime profesionale.

Më tej, Salianji u shpreh se Rama nuk i tregon forcën oligarkëve, por njerëzve të thjeshtë, të cilët nuk ndërtojnë dot një shtëpi në fshat.

“Kryeministri e trajton pozicion që ka si një pozicion part time ashtu sic vendos në aksione të përkohshme për gjithçka ndodh në këtë vend dhe jo zbatim të ligjit.

Po ta dëgjoje sot shqetësimin më të madh që kishte e kishte shqetësimin e pishinave.

Duhet ta kishte në fakt shqetësimin tek pishinat kur ne jemi në raste kur ka ndërhyrje brutale të paligjshme, sepse në pishina ku lahen përfaqësues të qeverisë përfshirë dhe kryeministri pa diskutim që zhuli dhe llumi i korrupsionit dhe i lidhjeve me krimin dhe i gjithçkaje tjetër është vështirë të lahet.

Ne nuk kemi qenë në pishina për qejf, ne ishin në mbrojtje të lirisë së medias nga një sulm brutal të Ramës për shkak të mllefeve personale që ka Rama.

I mbajnë mend shqiptarët sesa miliona euro kosto kanë qytetarët shqiptarë.

Miliona euro janë nga pallatet që i prishte për arsye politike dhe jepte miliona të tjerë më pas. Ashtu nuk harrojnë si Rama inspekton punimet në resortet në të cilat kur nuk i pëlqen linja editoriale e mediave “Hysenbelliu Group” i turret me çka mundet për të nxjerrë inatin personal të investigimeve profesionale për ti treguar qytetarëve se kush i qeveris.

A ka mundësi të na thotë dikush që një kryeministër që inspekton punime dhe firmos lejen  vetë a ka përgjegjësi ai për shpërdorim detyre, a duhet kallëzuar ai?

Nga ana tjetër shikohet një trajtim i shtetit sikur të jetë një pronë personale. Para dy ditësh qeveria nxjerr një vendim ku ndryshon mënyrën si do konsiderohen ndërtimet e paligjshme.

I gjithë bregdetit është me ndërtime pa leje. Në mes të Tiranës u kujtua kryeministri për katër katet pa leje të bërë nga një njerëzit më të afërt të tij. Sot dolën për një pallat  9 kate.

A ka shtet në këtë vend apo nuk ka. Në fshatrat ku ndërtohen shtëpi apo çati më para të shkon taksidari  sesa të shkon ustai në shpi.

Forcën nuk e tregojnë tek oligarkët, por ja tregojnë në mënyrë selektive. I çojnë ruspat dhe policat për të treguar se në këtë vend nuk ka ligje dhe rregulla, por vetëm një pasha që e trajton vendin si pronën e vet”, tha Salianji.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT