Lavatriçe vetëm 8 ditë të muajit/ Ja çfarë duhet të bëni sipas qeverisë që mos të harxhoni më shumë se 800 kilovat

Qeveria njoftoi ditën e sotme se ka vendosur një fashë për konsumin e energjisë elektrike dhe kush shpenzon më shumë se 800 kilovat orë në muaj do të paguajë më shumë.

Gjatë prezantimit të vendimit, ministrja e Energjisë Belinda Balluku nxori dhe një tabelë ku tregoheshin aktivitetet familjare, në të cilat konsumohet 800 kilovat.

Sipas kësaj tabele, një abonent, duhet të vendosë jo më shumë se 8 lavatriçe në muaj, pra 2 herë në javë dhe larja e enëve me pjatalarëse duhet të behet po 8 herë në muaj, në mënyrë që të arrijë në kuotën deri në 800 kilovat.

Tabela tregon po ashtu se sa duhet të konsumojë boileri, soba, kondicioneri etj.

Lavatriçe vetëm 8 ditë të muajit/ Ja çfarë

Back to top button
LAJMET E FUNDIT