Vrasja e bujshme e Pjerin Xhuvanit, çfarë ndodhi ditën e sotme brenda Gjykatës së Elbasanit

Është shtyrë ditën e sotme seanca në ngarkim të Arbër Paplekajt dhe punonjësve të policisë të akuzuar për shpërdorim detyre gjatë ngjarjes kur mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.
Bëhet me dije se seanca u shty pasi Paplekaj nuk u paraqit.
Nga ana tjetër mësohet se prezent ishin të gjithë dëshmitarët, drejtuesit e policisë dhe efektivët që kanë të pranishëm në vendin e ngjarjes ditën kur u vra Pjerin Xhuvani.
Seanca e radhës do të mbahet në 14 shtator, në orën 10:45.
Ngjarja ndodhi në 21 prill të vitit 2021, katër ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit, duke përgjakur fushatën. Paplekaj, ishte pjesë e grupit të Partisë Demokratike që ishte ngritur me qëllim mbrojtjen e votës.
Pas përplasjes me armë, humbi jetën Pjerin Xhuvani, me profesion mjek dhe i njohur si aktivist i Partisë Socialiste si dhe u plagosën 4 persona të tjerë, përfshirë një oficere policie.
Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota.