“A keni turp, po kush i lejoi ato?”, Flutura Açka e revoltuar me qeverinë për ndërtimet pa leje

Deputetja e PD shkruan e revoltuar për operacionin e qeverisë shqiptare, për sekuestrimin e objekteve pa leje, i cili ka nisur vrullshëm prej dy ditësh. Flutura Açka thotë se ka qenë vetë shteti që i ka lejuar këto ndërtime.

Madje, ajo e quan këtë një operacion gjobëvënie për të mbushur arkën e shtetit dhe për të hequr vëmendjen nga rritja e çmimeve.

“A keni ndonjë fije turpi?! Po sekuestroni godina shumëkatëshe pa lejë? Po kush i lejoi këto godina të ndërtohen? Ju! Ky është një aksion i pastër gjobëvënieje për të mbushur arkën e shtetit dhe për të hequr vëmendjen nga rritja e çmimit të energjisë me të cilën i ndëshkuat dje shqiptarët.

Sa kohë nuk ka fajtorë për këto shkelje dhe nuk ka asnjë dorëheqje nga ju, kjo është vetëm kozmetikë. Kështu e nisët pushtetin, duke sekuestruar ikona, gjysmat e të cilave tani një zot e di ku janë.

Uzurpimi pas shpine, brutaliteti fashist pa kurrfarë shqyrtimi të rregullave dhe të ndërgjegjjes, është domeni juaj i pushtetit. Aty jeni në substancën tuaj dhe të të parëve tuaj. Doni t’iu shërbeni shqiptarëve? Çlironi edhe rrugicat e qyteteve nga kioskat e patronazhistëve tuaj”, shkruan deputetja e PD, Flutura Açka.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT