Berisha reagon pas lajmit se do shpallet “non grata” edhe nga BE: Nuk pyes më për asgjë, sado të lobojë Rama

Sali Berisha u shpreh për Euronews Albania se BE ka një rezolutë të BE-së në të cilën deklarohet se asnjë vendim për shpalljen e tij “non grata”, nuk mund të merret pa asnjë proces gjyqësor.

“Nuk ka asnjë informacion të tillë. BE ka një rezolutë të BE-së në të cilën deklarohet se asnjë vendim i tillë nuk mund të merret pa asnjë proces gjyqësor, por duhet të jem i qartë, asgjë në botë nuk do mundet të ndalojë këtë projekt.

Ky trend është i pandalshëm, sado të lobojë Rama, sado miliona të shpenzojë, kjo lokomotive do të nxjerrë atë nga pushteti”, u shpreh ai.

Një ditë më parë, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla hodhi akuza ndaj kreut të PD, Sali Berisha se ka bërë gjithçka kundër interesave të Shqipërisë.

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendi Balla e cilësoi të turpshme që Berisha të jetë në Kuvend ndërsa paralajmëroi se Sali Berisha do të shpallet non grata edhe nga Bashkimi Europian.

“Është për turpin e këtij kuvendi që një “non grata” të shpallur nga SHBA, dhe Britania e Madhe dhe mos u habisni edhe nga BE, vijon të livadhisë i qetë”, tha Balla.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT