Një ushtarak shqiptar diplomohet në Akademinë e Marinës Amerikane

Akademia e Marinës Amerikane është ndër institucionet më prestigjoze që përgatit kuadro-elitë të ushtrisë amerikane.

Ceremonia e diplomimit në Akademinë e Marinës Amerikane është një eveniment jo si shumë të tjerë, në këtë sezon të përfundimit të studimeve për shumë studentë amerikanë dhe ndërkombëtarë.

Mario Trupja, është studenti i dytë shqiptar që diplomohet nga kjo akademi dhe që do të shërbejë me forcat detare shqiptare në kuadër të një programi që mundëson aftësimin e një brezi të ri ushtarakësh në vendet antare të Natos.

 “Ka qenë e vështirë. Ka patur etapat e veta. Shoku i parë kulturor, ushqimi, shoqëria, gjuha, duhet të mësoheshe në fillim me mënyrën e jetesës. Plus që akademia kishte traditat e veta që duhet të mësohesha, trajtimi, orari shumë i ngjeshur…. Normalisht tani është një moment shumë i veçantë, është momenti kulminant i gjithë asaj pune”- ka thënë Mario.

Shqipëria po jep kontributin e saj modest në forcat e Natos dhe diplomimi i studentëve si Mario në akademitë ushtarake amerikane do të luajë një rol të rëndësishëm në transformimin dhe zhvillimin e forcave të armatosura shqiptare drejt standarteve të Natos, veçanërisht në operacionet paqeruajtëse.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT