Nazarko: Amerikanët nuk lejuan kurimin e Baba Reshatit në Iran, kishin frikë mos e eliminonin

Analisti, Mentor Nazarko ka rrëfyer se si Irani ka dashur të hyjë brenda Komunitetit Bektashi për të vendosur kontrollin e plotë mbi këtë komunitet në Shqipëri.

Ai tha se disa vite më parë kur kryegjyshi Botëror i bektashinjve Baba Reshati ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, Irani u ofrua t’i jepte shërbime mjekësor, mirëpo Amerika nuk e lejoi të ndodht diçka e tillë me frikën se atij mund t’i rrezikohej jeta.

“Për shkak se unë jam marrë me temën e pronave të Komunitetit Bektashi në Greqi, vendosa lidhje me përfaqësues të këtij komunitetit, pata rastin të mësoj përpjekjet e Iranit për të vendosur nën kontroll këtë komunitet, ofrimit të mbështetjes edhe logjistike edhe mjekësore të Baba Reshatit.

Frika që kishin miqtë tanë amerikanë në atë kohë, ishte se nëse ai do të kryente operacionin atje do të kryhej vdekja e tij e parakohshme”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT