Edhe Maqedonia e Veriut pre e një sulmi kibernetik/ Ja mesazhi i hakerave në faqen e Ministrisë së Arsimit

Faqja zyrtare në internet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) në Maqedoninë e Veriut ka rënë pre e një sulmi kibernetik mbrëmjen e djeshme.

Prej disa orësh në faqen e kësaj ministrie shihet mesazhi “HACKED BY GREEK HACKING TEAM NETWATCHERS”. Për shkak të sulmit, askush nuk kishte akses në faqe, ndërsa të gjitha lidhjet e publikuara çuan në një video në YouTube të titulluar “Maqedonia e famshme”. Për momentin, faqja është plotësisht jashtë linje dhe nuk mund të futesh dot në të, raporton Alsat.

Më herët ditën e sotme, edhe në vendin tonë u njoftua se sistemi TIMS ishte hakeruar, ndërsa kryeministri Edi Rama deklaroi se pas këtij sulmi qëndron sërish Irani.

Sipas Ramës, Irani kishte kontraktuar 4 grupe për të kryer sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, ngjarje e ndodhur gjatë muajit korrik, ku shërbimet online dhe faqet qeveritare u mbyllën përkohësisht.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT