Irani sulmoi sistemin TIMS/ Policia merr masa “drastike”, urdhëron komisariatet të shkëpusin internetin

Pasi sistemi TIMS ra pre e sulmit kibernetik nga Irani, Policia e Shtetit si masë parandaluese ka urdhëruar të gjitha drejtoritë dhe komisariatet të heqin internetin nga kompjuterat e punës.
Gazetarja Dorjana Bezat mëson se i mbyllur po qëndron edhe sistemi ADAM, i cili ka të gjitha ngarkesat penale të qytetarëve të arrestuar, ndaluar, apo dyshuar për një ngjarje.
Po ashtu, i bllokuar qëndron edhe sistemi MEMEX, i cili ka informacione sekrete mbi ngjarje dhe sistemi i Menaxhimit Policor të çështjeve, i cili ka gjitha veprimet e kryera nga policia.
Çdo veprim do të kryet normalisht deri në një njoftim të dytë nga autoritetet përkatëse./ Top Channel