Ilir Meta: Koha që Rama të shporret dhe të vimë ne

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se kryeministri Edi Rama po hyn në vitin e dhjetë në pushtet, teksa ende dëgjohet prej tij se do të ndërmerren aksione për ndërtimet pa leje.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Meta pyet se kush i ka lejuar ndërtimet pa leje në këto 10 vitet e fundit.

Sipas tij, ka ardhur koha që qeveria të shporret dhe t’i jepet fund paligjshmërisë si sistem.

Ndër të tjera, Meta ka ftuar qytetarët në protestë më 13 shtator te inceneratori i Tiranës, të cilin e konsideron kryeveprën e paligjshmërisë dhe korrupsionit.

“Ky është shtatori i dhjetë që Edi Rama është Kryeministër dhe ende dëgjojmë për “aksione” kundër ndërtimeve pa leje.

Kush i ka lejuar këto ndërtime pa leje në këto 10 vite?

Kush mban përgjegjësi për këtë mungesë kontrolli të territorit sidomos këto katër vitet e fundit kur të gjitha bashkitë i takojnë Rilindjes?

Koha për të shporrur një Qeveri të paligjshme të votave të vjedhura e të blera! Koha për t’i dhënë fund paligjshmërisë si sistem!

Koha për t’i dhënë fund pengmarrjes së qytetarëve dhe biznesmenëve për qëllime shantazhuese dhe elektorale!

Të martën, në ora 18:00, takohemi te “kryevepra” e paligjshmërisë dhe korrupsionit, atje në vendngjarje te inceneratori i Tiranës”, shkruan ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT