Sulmi ndaj sistemit TIMS, reagon SHBA: Aktiviteti keqdashës ndaj Shqipërisë vjen pas sulmit të 15 korrikut nga Irani

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar sulmin kibernetik që rrëzoi për disa orë sistemin TIMS në vendin tonë, duke shkaktuar kaos në dogana.
Agjencia Kombëtare e Sigurisë në SHBA thotë se qëndron pranë Shqipërisë në përpjekjet për të zbutur pasojat e sulmit, që vjen pas një tjetër sulmi të madh, atij të 15 korrikut, të sponsorizuar nga Irani.
“Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleatit tonë të NATO-s, Shqipërisë. Ky aktivitet keqdashës kundër Shqipërisë vjen pas sulmit kibernetik të 15 korrikut të kryer nga qeveria e Iranit. Qeveria e SHBA po mbështet përpjekjet e Shqipërisë për të zbutur dhe rimëkëmbur”, thuhet në reagimin e NSA-së amerikane.
The United States condemns the September 9th cyberattack against our NATO Ally, Albania. This malicious activity against Albania follows the July 15 cyberattack conducted by the Government of Iran. The U.S. government is supporting Albania’s efforts to mitigate and recover.
— National Security Council (@WHNSC) September 11, 2022