Rikthehet sistemi TIMS në aeroportin e Rinasit, normalizohet situata në disa pika kufitare

Sistemi i hyrje-daljeve është rikthyer në disa pika kufitare të vendit, përfshi aeroportin e Rinasit.

Aktualisht sistemi TIMS është rikthyer në Rinas, Qafë-Thanë, Kapshticë, megjithatë raportohet se punon në mënyrë të ngadaltë.

Sistemi është rikthyer edhe në doganën e Kakavijës.

Në Portin e Durrësit dhe atë të Vlorës, regjistrimi i hyrje-daljeve po kryhet në mënyrë manuale.

Në Pikën Kufitare të Muriqanit, Hani i Hotit, Grabom dhe Bashkim nuk është rikthyer ende, megjithatë raportohet se nuk ka radhë të gjata qytetarësh.

Sistemi TIMS u paralizua për rreth 24 orë pas sulmit kibernetik nga autorët e sulmit të parë ndaj serverave të shtetit shqiptar. Sulmi ndaj sistemit TIMS vjen vetëm pak ditë pas vendimit të qeverisë shqiptare për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, shtet që ka sponsorizuar këtë sulm përmes disa grupe të hakerave.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT