“Anëtarësimi, Shqipëria “përçan” Bashkimin Europian e Gjermaninë”
“Bashkimi Europian po përpiqet të shtyjë hapjen e shpejtë të negociatave të pranimit në union të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”.
Kështu shkruan media gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, në një kohë kur pritej të publikohet progres-raporti për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Do të jetë në tetor, derisa të merret vendimi”, u shpreh kryetari i Komitetit të Bundestagut të Evropës, Gunther Krichbaum.

“Tani është në dorën e BE-së për të ofruar. Ne i qëndrojmë fjalës dhe duhet të mbajmë premtimet tona. Maqedonia Veriore dhe Shqipëria kanë bërë progres të prekshëm”, u shpreh Roth për “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.
Të mërkurën, Komisioni i BE-së synon të rekomandojë hapjen e negociatave të pranimit me të dy vendet e Ballkanit.
Komisioneri Johannes Hahn u shpreh në prill se ai priste një vendim pozitiv nga autoritetet e Brukselit, pas zgjedhjeve evropiane.
Vendimi përfundimtar, megjithatë, qëndron në vendet anëtare të BE-së dhe mund të merret më 18 qershor në një takim të ministrave europianë në Luksemburg.
Në Gjermani, megjithatë, Bundestagu duhet të japë dritën jeshile dhe kjo është e mundur vetëm nëse grupi parlamentar CDU / CSU nuk e vonojnë atë.
Hapja e negociatave për anëtarësim shihet në mënyrë kritike, veçanërisht në Holandë, Danimarkë dhe Francë.
Shtetet e BE-së tashmë kishin miratuar në parim hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut qershorin e kaluar. Fillimi i bisedimeve, megjithatë, u bë i varur nga përparimi i mëtejshëm i reformave.
Komisioneri Hahn ka paralajmëruar më parë se shtyrja dhe mosnjohja e progresit objektiv nga vendet kandidate mund të ketë pasoja dramatike për vendet në fjalë dhe rajonin në tërësi.