U arrestua për armëmbajtje pa leje/ Apeli në Durrës jep vendimin për Ballist Morinën

Gjykata e Apelit në Durrës ka vendosur ditën e sotme të lirojë Ismail Morinës, i njohur si Ballist Morina.

Trupi gjykues vendosi lirimin e plotë për Ismail Morinën, i cili kishte lënë qelinë pak muaj më parë, por ishte në hetim në gjendje të lire.

Ai u arrestua disa muaj më parë nga policia e Kukësit, teksa po udhëtonte nga Kosova drejt vendit tonë,  pasi nuk kishte shlyer 5 muaj burg për armëmbajtje pa leje.

Akuza që rëndonte ndaj Morinës ishte ajo e armëmbajtjes pa leje për të cilën ai është arrestuar në Durrës në vitin 2015 dhe është hetuar pas tre muaj në gjendje të lirë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT