Me motorë me biçikleta drejt jugut të Shqipërisë/ Turistët e huaj aventurier magjepsen nga bukuritë e bregdetit
Në fundin e muajt maj dhe fillimin e muajt qershor në jugun e vendit tonë shkojnë turistë të shumtë të huaj.
E veçanta e këtyre turistëve është se ata e eksplorojnë jugun e vendit tonë me motorë dhe biçikleta.
Sipas tyre kjo është periudha më e mirë për të pushtuar jugun e Shqipërisë, pasi nuk ka trafik dhe rrugët janë të lira për të udhëtuar me motorë dhe biçikleta.
Të huajt aventurier që vijnë në vendin tonë në këtë periudhë thonë se nuk e vizitojnë Shqipërinë vetëm për detin dhe qetësinë, por dhe për çdo mundësi që vendi ynë ofron.
Njëri prej këtyre turistëve quhet Stefano. Ai po rikthehet në Shqipëri dhe do të bëjë udhëtimin e tij të dytë në rrugët gjarpërushe të jugut.
Këtë herë, ai ka marr me vete dhe shokun e tij Italian. E çka mund të thuhet si përfundim është se jugu i vendit tonë po magjeps çdo ditë e më shumë turistët e huaj.