Basha “parashikon” fatin e vendit: Negociatat s’do të hapen…

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet në qytetin e Fierit ku ka zhvilluar një takimin me qytetarët duke i ftuar për protestën e radhës, e shtata kombëtare në datë 2 Qershor në orën 19:00 në Tiranë kërkoi edhe njëherë largimin e Ramës si kusht për dialog politik.

“Sot për herë të parë në Fier përshëndetjen me shenjën e fitores e kam parë në ngrihet jo vetëm nga duart e demokratëve, por të gjithë qytetarëve. Radhët e protestës popullore shtohen sepse kauzën tonë e ka përqafuar e gjithë Shqipëria.

Në luftojmë për Shqipërinë si gjithë Europa. Kurrë më e njëjta bandë e pangopur të  mos marrë më peng qeverinë e radhës. Jo vetëm të largojmë Ramën, por të varrosim fenomenin e Rilindjes, ti japim fund tranzicionit. Ditën e sotme për të tretën herë radhazi KE rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Ne kemi luftuar cdo ditë për hapjen e negociatave pasi do të rriste kontrollin për qeverinë. Në urojmë që Shqipërisë ti hapen negociatat, por tre vite është refuzuar. Vendet anëtare kanë raportet e tyre individuale, agjencive të tyre, shërbimeve të tyre sekrete, lidhjet e krimit me qeverinë.

Sot Rama duhet të kishte kërkuar ndjesë për gënjeshtrën e një viti më parë. E mbani mend, që hapi shampanjën për të festuar hapjen e negociatave, se shqiptarët paguajnë për shampanjën dhe qindra mijëra eurove dhe…Por negociatat nuk janë hapur, më shumë kushte i janë shtuar Shqipërisë, ndërsa te 5 kushtet nuk ka pasur asnjë progres.

Vendi pa gjykatë Kushtetuese dhe të lartë, prokuroria mbyll dosjet e korrupsionit. Në Bruksel i dinë të gjithë edhe ata që bëjnë sikur nuk i dinë, partnerët i kanë bërë të qartë kryeministrit sikur ia kanë bërë kryetarit të opozitës se në gjendjen aktuale Këshilli do të votojë për mos hapjen e negociatave dhe ky ndëshkim ka një fajtor, Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Edi Rama e ka frikë hapjen e negociatave.

E di se çfarë ka ndodhur në vendet që janë hapur negociatat, të parët janë ndëshkuar. Rama po bën gjithçka për ta shtyrë momentin kur Shqipëria të hyjë në Europë” tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT