EMRI/ Ja kush është anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese, zëvendëson Gani Dizdarin

Ilir Toska do të jetë anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata e Lartë ka zgjedhur Toskën si anëtar me 13 vota, ndërsa mësohet se ai do të zëvendësojë gjyqtarin Gani Dizdari.

Toska bëhet kështu anëtari i 8 i kësaj gjykate, teksa tashmë duhet edhe një gjyqtar për të plotësuar numrin e plotë të anëtarëve të Kushtetueses.

Rreth një muaj më parë Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i dërgoi Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët për plotësimin e vakancave në Kushtetuese. Pas kontrollit të kryer nga KED, në listë i pari u rendit Toska, duke u vlerëuar me 85.44 pikë. Ai në këtë kishte përballë Manjola Xhaxhon dhe Olta Zaçken.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT