Berisha: Nëse ju tradhtoj juve, më parë i fus thikën dy fëmijëve të mi

Ish kryeiminstri, Sali Berisha, mori pjesë këtë të hënë në një bashkëbisedim me të rinjtë dhe studentë të dhjetorit ’90, në përkujtim të figurës së Azem Hajdarit.

Ish-kryeministri e cilësoi Azemin si një lider i cili mbarte në vetvete dhe vizionin dhe forcën. Për ta ilustruar këtë ai risolli në vëmendje një takim me Azemin dhe studentët në vitin 1990.

Komentet Berisha i bëri teksa ka treguar detaje nga njohja e tij me Azem Hajdarin, në 24-vjetorin e vdekjes së tij.

Nga sheshi Demokracia në Qytet Studenti Berisha solli një episod nga kujtimet e protestave të studentëve, që asokohe udhëhiqej nga Azem Hajdari.

“Kemi ndenjur dy orë me ta për t’u thënë se këtu ishin grumbulluar studentë dhe do zbrisnim në shesh. Ata kishin afruar kamionë për t’i nxjerrë me forcë. S’ju thamë shumë se; jeni të rrethuar, por i bindëm që nuk do të zbrisnin në shesh. Një moment është, vizioni për të qenë lider. Dalim me të te ballkoni i mencës, këtu kishte shumë student. Ata duartrokasin. Na paraqiti me Besnikun para tyre. Mora fjalën dhe ju them; sot nuk do zbrisni në shesh. Ata brenda sekondave; “tradhtar, tradhtar!” Këtu e merr fjalën Azemi, ju thotë bashkëmoshatarëve të tij; Kam dy fëmijë. Kirin dhe Rudinën. Kur t’ju tradhtoj ju, ju fus atyre thikën në bark dhe jua nxjerr në zverk. Aty ra një heshtje absolute. Ky betim i tij, kjo fjalë, përmbysi çdo gjë. E lartësuan atë në lider”, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT