Xhelal Mziu, mesazh të ri Berishës: I gatshëm të lë mandatin e deputetit për t’u kthyer demokratëve Kamzën

Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu, është shprehur se është i gatshëm për të lënë mandatin e deputetit për t’ia kthyer demokratëve Kamzën, nëse në zgjedhjet e ardhshme nuk do të ketë ndonjë konkurrent që të mund Rakip Sulin.

Ndër të tjera ai theksoi se është i angazhuar që të japë kontributin e tij që PD të bashkohet.

Pyetje: A mund t’i bashkonte Xhelal Mziut demokratët në Kamzë?

Mziu: Jam i fokusuar te qarku i Dibrës, për të mos ia kthyer rilindjes.

Pyetje: Do ishit i gatshëm të linit mandatin e deputetit

Mziu: Po pra, qëllimi im kryesor është që të japë kontributin tim në drejtim të PD-së për t’u bërë mazhorancë në raport me socialistët.

Jam i angazhuar dhe në Dibër e në Kamëz. Nëse nuk do të ketë ndonjë konkurrent që do ta mund rilindasin që është sot, jam i gatshëm  për t’ia kthyer demokratëve Kamzën.

Pyetje: Duke lënë mandatin e duke kandiduar?

Mziu: Patjetër që po./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT