Haradinaj merr raportin e KE-së: Pa marrëveshje me Serbinë, s’hiqet taksa

Kyeministri Ramush Haradinaj ka pritur në një takim zyrtar shefen e Zyrës së BE-së, në Kosovë, Nataliya Apostolova. Në këtë takim, Apostolova i ka dorëzuar kryeministrit të Kosovës  raportin e Komisioni Evropian për vitin 2019 për Kosovën, shkruan Oranews.

Në raport Haradinajt iu kërkua edhe njëherë heqja e taksës. Pas takimit me Apostolovën Haradinaj përsëriti se nëse nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë, taksa nuk do të hiqet.

Së bashku me ministren Dhurata Hoxha e pranuam raportin për vitin 2019. Në javën që vjen kemi rënë dakord me ministren për ta ftuar Këshillin Ndërministror për Integrime Evropian për ta analizuar raportin. Është raport me të nxjerra të përziera, ka kritika edhe për taksën. Ne mendojmë qe është koha që të deklarohet edhe Serbia edhe Kosova nëse jemi të gatshëm për një marrëveshje. Nëse nuk ka marrëveshje, vazhdon gjendja ekzistuese”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT