Sulmet kibernetike në Shqipëri/ Blinken telefonatë me Ramën: Bashkëpunim me SHBA për sigurinë rajonale

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka zhvilluar dje një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA bën me dije se Blinken dënoi sulmin e papërgjegjshëm kibernetik të 9 shtatorit kundër sistemeve të kontrollit kufitar të Shqipërisë, i cili pason sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë më 15 korrik.
“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken foli dje me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sekretari Blinken dënoi sulmin e papërgjegjshëm kibernetik të 9 shtatorit kundër sistemeve të kontrollit kufitar të Shqipërisë, i cili pason sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë më 15 korrik.
Sekretari theksoi rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, si aleatë në NATO, për sigurinë rajonale”. – Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price