Policia gjermane publikon FOTOT: Tre vajza shqiptare janë zhdukur prej datës 10 shtator

Denisa, Anila dhe Suela, janë tre vajza adoleshente me origjinë shqiptare që janë zhdukur prej dy ditësh në Gjermani. Policia ka publikuar foto dhe të dhënat e tyre në faqen e internetit dhe kërkon informacion nga kushdo që mund t’i ketë parë.

Vajzat, respektivisht 16, 15 dhe 17 vjeçe, janë shqiptare të Kosovës me origjinë, por familjet e tyre jetonin në Gjermani prej vitesh. Kontakti dhe gjurmët e tyre të fundit janë mbrëmjen e datës 10 shtator 2022.

Të treja adoleshentet ishin nisur për të vizituar festivalin e qytetit në Lünen, por që kur ato kanë marrë autobusin nuk ka më asnjë gjurmë, shkruan newsbomb.al. Rreth orës 21.30 ato janë nisur nga Lünen në drejtim të Bergkamen.

Atje i priste një i afër i familjes, por Denisa, Anila dhe Suela nuk mbërritën kur në Bergkamen. Më poshtë, fotot dhe të dhënat e vajzave me origjinë nga Kosova, të zhdukura prej dy ditësh në Gjermani.

  

Back to top button
LAJMET E FUNDIT