“Të thirrën për Teatrin?”, Çuli flet pasi u mor në pyetje nga SPAK: Kam kryer një krim tjetër…

Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli është marrë në pyetje nga SPAK, si pjesë e hetimit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, raporton News24.

Raportohet se Çuli ka qëndruar dhe ka dhënë shpjegime para prokuroreve per rreth dy ore, por në një video te publikuar nga FaxNews drejtori i Teatrit mohon qe te kete qene ne SPAK. Ai me ironi thotë se ka kryer një krim tjetër.

Pyetje: Për teatrin je pyetur?

Çuli: Jo jo kam kryer një krim tjetër

Pyetje: Po çfarë krimi, vetëm teatri është krim

Çuli: Jo zemër se nuk isha aty

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është duke kryer hetime për shpërdorim detyre gjatë procesit të miratimit të vendimit dhe ekzekutimit të tij duke e finalizuar me prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar mëngjesin e 17 majit 2020.

Hetimi nisi pas kallëzimit të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit të bërë më 31 dhjetor 2019 dhe 23 janar 2020.

Kallëzimi i bërë nga Partia Demokratike në lidhje me këtë çështje i është bashkuar këtij procedimi penal.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT