Takimi i papritur me Ramën në Tiranë, Kurti zbulon bisedën: Folëm për këto 3 çështje kryesore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zbardhur takimin me kryeministrin Edi Rama ditën e djeshme në Tiranë.

Ai ka zbuluiar se kanë biseduar për tre çështje kryesore, e para sipas tij ka qenë sulmi kibernetik dhe më pas kriza energjitike.

“Takimi i djeshëm ka qenë një drekë pune, ka qenë një takim i nevojshëm, e para është siguria kibernetike, kjo ka qenë tema e parë. Ne jemi takuar për të diskutuar për sulmet me të cilat janë përballur dhe për krizat energjetike. Siguria kibernetike ishte tema e parë, pasi isha shumë i interesuar të marr vesh sa më shumë për përvojën e tyre nga sulmet që kanë pasur”, ka  thënë Kurti për mediet kosovare.

Më tej Kurti ka shpjeguar se me Ramën ka diskutuar për bashkëpunimin energjetik që dimrit Shqipëria t’i jap energji Kosovës, e Kosova t’ia kthejë gjatë muajve të verës.

“Përgatitjet në dritën e rifillimit të procesit të Berlinit, sepse ju e dini që takimet e mëhershme të procesit të Berlinit janë bërë nga Angela Merkel, e tash do të bëhen nga kancelari i ri”, ka thënë Kurti.

“Ka shumë punë të ekipeve tona dhe shumë bashkëpunim paraprak”, ka treguar kryeministri Kurti më tej.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT