“500 mijë dollarë për PD nga Rusia”, Noka: Çështje personale e Bashës, demokratët kërkojnë hetim

Deputeti demokrat, Flamur Noka ka folur në lidhje me lajmin, ku u tha se PD ka marrë 500 mijë dollarë nga Rusia, kur në krye të partisë ishte Lulzim Basha.

Noka tha se ky është një “hall” i Bashës dhe se nuk duhet të përbaltet PD. Ndër të tjera Noka tha se demokratët kërkojnë hetim për këtë çështje.

“Ajo që dua t’ju them sot ju, panelit dhe çdo shqiptari, është e partia Demokratike është krijuar si parti euroatlantike, perëndimore. Çdo gjest, hall person i Bashës s’mundet kurrë të përfshijë PD në këtë tymnajë dhe baltosje. Demokratë si kanë borxh askush këtë përbaltje. Asgjë nuk e lidh PD dhe demokratët me boshtin serbo-rus. Individi që po flitet, ka hall dhe çështjt e tij. E para që mund t’ju them është çështjes personale. S’ka arsye që të përfshihet PD. Asnjë individ, përfshi dhe Bashën. Nuk mund të përbaltet PD dhe orientimin e saj. Është hall i tij, çështjes e tij.”, tha Noka.

I them asaj që kam thënë dhe vazhdimisht; hetim, hetim dhe vetëm hetim! Edhe në atë kohë kur doli, pavarësisht se na u servir si sulm nga Edi Rama, kërkuam hetim të plotë dhe të pandashëm. Sot përsëri demokratët kërkojnë një gjë; hetim të pandashëm për të zbardhur deri në fund këtë fenomen personal të Bashës. Është akt i rëndë, pasi cënon sovranitetin e këtij vendi, pasi ka të bëjë me armikun e Shqipërisë, në nga armike e NATO-s. Hetimi do të zgjasë. DASH ka nxjerrë hetimin, dhe do rihapet hetimi” tha Noka për “Open”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT