“Kaosi” te demokratët/ Gjykata njeh ende Bashën si kreun e PD, por Berisha ka selinë

Edith Harxhi thotë se për Gjykatën e Tiranës, kryetar i Partisë Demokratike është ende Lulzim Basha.
Këtë deklaratë e bëri në daljen publike të parapak çasteve në lidhje direkte në Syri TV.
Në një moment i kërkova gjyqtarit se cili ishte statusi i PD sot, pra kush është kryetari i PD.
Dhe e dini çfarë? Në Gjykatën e Tiranës me nxorrën dokumentin ku Lulzim Basha figuron ende kryetar i PD, edhe pse ai ka muaj që ka dhënë dorëheqjen.
Kjo është e turpshme edhe për drejtësinë dhe gjyqsorin shqiptar dhe uroj dhe shpresoj që Gjykata e Apelit ta rregullojë këtë gjë.
Pra këta nuk njohin se cila është e vërteta dhe nuk respektojnë vullnetin e mijëra demokratëve”, tha Harxhi.
Ndërkohë Harxhi i bëri thirrje gjykatës që menjëherë të kthejë firmën dhe vulën te partia, te institucionet e saj sepse tani, në dritën e gjithë këtyre zhvillimeve, duhet që patjetër PD të riorganizohet.
Edhe pse çështja për fatin e PD është në gjykatë prej muajsh, kjo e fundit vazhdon të mos marrë asnjë vendim./m.j