Aksidentohet makina e presidentit ukrainas, si paraqitet gjendja shëndetësore e Zelensky-t

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka dalë me “pa lëndime serioze” nga një përplasje me makinë në Kiev të mërkurën, shkruan CNN.

Në një deklaratë të sekretarit të shtypit të presidentit thuhet se “një makinë u përplas me makinën e Presidentit të Ukrainës dhe automjetet e shoqërimit”.

CNN raporton se mjekët që shoqëronin Zelensky-n i dhanë ndihmë urgjente shoferit të makinës dhe e transferuan atë në një ambulancë.

“Presidenti u ekzaminua nga një mjek, nuk u gjetën lëndime serioze”, shtohet në deklaratë.

Ndërkohë është bërë e ditur se autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes.

Më herët të mërkurën, Zelensky vizitoi Iziumin e sapoçliruar në rajonin verilindor të Kharkiv, pesë ditë pasi forcat e vendit rimorën qytetin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT