Jep dorëheqjen sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Brendshme! Cili është shkaku?

Sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Brendshme, Elena Pici, ka dhënë ditën e sotme dorëheqjen nga detyra.
Sipas informacioneve për mediat mësohet se shkak i largimit është bërë debati për aktin normativ për ndërtimet pa leje, edhe pse zyrtarisht thuhet se Pici u largua për arsye personale.