Orë të gjata duke ruajtur arkivolin e Mbretëreshës/ Momenti kur rojes i bie të fikët e përplaset në tokë (VIDEO)

Një roje i ka rënë të fikët tek podiumi teksa ndodhej pranë arkivolit të Mbretëreshës, ndërsa trupi i saj ndodhet brenda Pallatit të Westminster-it.

Qindra mijëra njerëz kanë qëndruar në radhë për t’i bërë nderimet e fundit monarkes pas vdekjes së saj në Balmoral të enjten.

Por të pranishmit u tmerruan kur një roje filloi të lëkundet deri sa u rrëzua. Roja u qetësua për disa çaste  përpara se të rimerrte vendin e tij në podium ndërsa ushtarakët e tjerë iu bashkuan atij.

Transmetimi i drejtpërdrejtë u ndërpre gjithashtu për disa minuta ndërsa policia nxitoi në ndihmë të personit në fjalë.

Arkivoli i Mbretëreshës, i cili është vendosur në një platformë të ngritur të quajtur katafalkë, dhe po ruhet gjatë gjithë kohës nga njësia Truproja e Sovranit, Divizioni i Familjeve ose Yeoman Warders of Tower of London.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT