Andi Bushati: Ky është autogoli më i madh i opozitës

Analisti Andi Bushati i ftuar në “Now” me Erla Mëhillin ngriti pyetjen se çfarë është më e rëndë për opozitën: të jetë kryetari non grata nga Amerika apo që dyshohet se mund të ketë marrë para nga rusët.

Sipas tij, çështja non grata është më e rëndë.

“Unë kam qenë nga ata se kam besuar këtë non gratën, kam thënë PD-ja në demokracinë shqiptare duhet të vazhdojë përpara me njerëzit e vet të votuar.

Tani të kthehem dhe për një luftë të brendshme ne të bymehim një parti shqiptare që është financuar nga rusët, për mua është autogoli më i madh i opozitarizmit në Shqipëri,” – u shpreh ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT