“Dalin për darkë me oligarkët dhe na bëjnë moral”, Balluku – Banos: Pse pishtarin na ke mbajtur ti ne, dil e fol me fakte

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka replikuar me deputeten demokrate Eralda Bano, e cila gjatë fjalës së saj në Kuvend theksoi se ministret që sot bëjnë moral se si duhet kursyer energjia, darkojnë me oligarkët dhe iu shërbejnë atyre.

Në reagimin e saj, Balluku theksoi edhe njëherë se ajo nuk ka këshilluar askënd se në çfarë temperaturash lahen rrobat, thjeshtë ka shpërndarë një fushatë sensibilizuese për qytetarët.

Ajo i kërkoi deputetes Bano që të jetë më serioze kur flet dhe të paraqesë fakte, pasi është një përfaqësuese e qytetarëve dhe nuk mund të flasë çfarë i vjen në mendje.

Belinda Balluku: Të paktën na i kurseve zotërinjt ministra dhe u more vetëm me ministret, të paktën burrat ministra i paskemi në rregull. Si mund të dalësh këtu dhe të hedhësh baltë, jo darka me oligarkët është turp, sikur na ke mbajtur pishtarin.

Nuk kam folur kurrë për larjen e rrobave kam shpërndarë vetëm një fushatë sensibilizimi, po zonjë po e le derën e frigoriferit hapur ai harxhon më shumë. Të të vijë turp që vjen këtu dhe hedh baltë. Se mund të merrem dhe unë me gjëra personale por se bëj.

Të ishe kursyer pak. Ne këshillojmë nuk është në dorën time tu them njerëzve se çfarë të bëjnë. Çfarë mohoni ju, faktin që nuk ka krizë, faktin që nuk duhet kursyer. Nuk hedhium do shi. Për çfarë na akuzoni, del aty dhe thua ka thënë kështu, kur të dalësh herë tjetër verifiko.

Bano: Unë e kam me video zonja ministre.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT