Zhdukja misterioze e vulës qindravjeçare/ Arkivat: U rigjend!

Pak kohë më parë nga zyrat e Arkivës së Shtetit në Tiranë u zhduk vula mbi 400-vjeçare me rëndësi historike.

Sot mësohet se vula mbi 400-vjeçare është gjetur dhe njoftimin e ka dhënë vetë Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave përmes një njoftimi për mediat.

Njoftimi:

DPA rithekson se koha kur dokumentet humbisnin në arkiv, zbuloheshin pas muajsh a vitesh dhe për to mbahej vetëm një akt administrativ pa zhvilluar asnjë hetim, ka pëfunduar një herë e mirë.

Sistemet e sotme të sigurisë na mundësojnë që çdo ngjarje të zbulohet brenda një dite pune për të marrë masa të menjëhershme, si edhe në rastin konkret.

DPA falenderon pjesën më të madhe të mediave për raportimin e kujdesshëm dhe korrekt, që mundësoi moscënimin e hetimit dhe përpjekjeve tona për zbardhjen e ngjarjes.

Garantojmë opinionin publik, përfshi dhe ata pak që rendën të fërkojnë duart, se Arkivi Qendror Shtetëror është sot mjedisi më i sigurt për ruajtjen e dokumenteve të memories sonë kolektive kombëtare dhe ngjarjet me humbje dokumentesh pa përgjegjës i përkasin së shkuarës dhe nuk mund të ripërsëriten!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT