Dash Sula bën deklaratën e fortë: Prokuroria e Tiranës ka nxjerr mbrëmë urdhër-arreste për tre oligarkë, kanë ndërtuar pa leje

Deputeti demokrat Dash Sula ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në Kuvend. Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se mbrëmjen e djeshme, 14 shtator, Prokuroria e Tiranës ka prerë tre urdhër-arreste për tre oligarkë, të cilët kanë ndërtuar pa leje.

Mirëpo, sipas asaj që deklaroi vetë Sula, këto urdhër-arreste janë kthyer mbrapsht për shkak të presionit që i është bërë organit të akuzës, shkruan neësbomb.al. Deputeti i PD ka sfiduar Prokurorinë e Tiranës që të dalë me deklaratë dhe të përgjënjeshtrojë lajmin.

“Le ta përgënjeshtrojë Prokuroria e Tiranës. Mbrëmë kanë dalë tre urdhër-arresti për tre oligarkë që kanë ndërtuar këtu pa leje, nga Prokuroria e Tiranës. Dhe janë tërhequr të tre urdhër-arrestet. Nuk po ua them emrat, dhe mund t’i merrni vesh dhe t’i kuptoni.

Tre urdhër-arresti ka tërhequr Prokuroria e Tiranës mbrapsht. Se i është bërë presion Prokurorisë së Tiranës, që personat të cilët kanë bërë shtesa kati këtu, oligarkë, nuk janë arrestuar. Kjo është e vërteta që ta dini”, u shpreh Dashnor Sula, deputet i PD.

*Deklarata e deputetit në minutën e fundit të videos

Kujtojmë se, ditët e fundit Qeveria Shqiptare ka nisur një aksion të quajtur “operacioni i konfiskimit”, për bllokimin e të gjithë ndërtimeve dhe katet pa leje në objektet e ndërtuara kohët e fundit në vend. Aksioni ka nisur nga Tirana.

Deri tani, është njoftuar publikisht konfiskimi i dy ndërtimeve në Njësinë e Farkës. Është konfiskuar një pallat i ndërtuar i gjithi pa leje, sipas Qeverisë, në pronësi të biznesmenit Lul Morina. Ndërkohë, është bllokuar dhe një kompleks tjetër, po në këtë zonë, në pronësi të biznesmenit Pllumb Salillari.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT