“Pati debat të fortë mos prokurorëve”, gazetarja zbardh hetimet për lobimin rus: Nick Muzin kërkoi garanci se nuk do arrestohej

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar mbrëmjen e sotme detaje nga hetimet që nisi akuza shqiptare vite më parë për lobimin rus në Partinë Demokratike. Sipas një raporti të DASH, Rusia kishte dhënë 300 milionë dollarë për parti në gjithë botën, në vitin 207, dhe 500 mijë i kishte marrë PD.

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Lala tha se mes prokurorëve në atë kohë ka pasur përplasje të forta, pasi shtetasi amerikan Nick Muzin ka kërkuar garanci që nuk do të arrestohej, nëse do të vinte në Shqipëri të hetohej.

“Autoritetet amerikane kërkuan garanci për statusin me të cilin do të pyetej Muzin. Ai kërkonte garanci që nëse nuk ndëshkohej, do të fliste. Ndërkohë që pritej ti jepej garanci, pati përplasje mes prokurorëve. Karanxha dhe Tako kërkonin të çonin dosjen për falsifikim dhe pushuan për pastrim parash. Hysenaj ishte kundër kësaj.

Në gjykatë, pati një konflikt të fortë mes prokurorëve. Drejtuesja e Prokurorisë largoi edhe zotin Karanxha. Vepra penale e falsifikimit nuk qëndronte. Ato para nuk kishin dalë nga arka e PD dhe zoti Basha thoshte që janë rreth 100 shtetas shqiptarë në Amerikë që kanë bërë donacione.

Historinë do ta zbardhe Nick Muzin. Kjo histori mbeti përgjysmë. Pati shkarkim të një prokurori në sallën e gjyqit. Ka patur tension dhe konflikt të fortë. Apeli më pas i mbylli dyert. Edhe në apel kishte dy qëndrime të ndryshme. Se çfarë e pengoi prokurorinë shqiptare të jepte garanci për Muzin, nuk e di. Por kjo çështje është e pa hetuar”, u shpreh Klodiana Kala.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT