Kamera në helmetën e ushtarit ukrainas tregon tmerrin e vërtetë të luftës (VIDEO)

Në rrjetet sociale është postuar një video që tregon luftimet e ashpra, që janë filmuar nga kamera e vendosur në helmetën e një ushtari ukrainas.
Siç mund të shihet në videon e publikuar më poshtë, ushtari ukrainas pranë mitrolozit në mjetin e blinduar shkrep breshëri plumbash në drejtim të ushtrisë ruse.
Mjeti i blinduar kalon në një fushë, dhe qëllon pa pusim në drejtim të disa shtëpive brenda të cilave ishin fshehur ushtarët rusë.
Në video dëgjohet dikush duke folur në gjuhën angleze, ku sipas ukrainasve ky ushtar është e pjesë e kundërofensivës së organizuar që i detyroi rusët të tërhiqen nga shumë rajone.
“Liria është feja jonë”, shkruan përbri videos së postuar që është bërë virale, dhe i bën thirrje ushtarëve rusë të largohen nga Ukraina.