“Basha më tha se ishin paratë e diasporës”, Kulluri ironi me Berishën: Po për 4 zgjedhjet e humbura si të mashtroi?

Pas deklaratës së Sali Berishës, se Lulzim Basha e gënjeu për fondet ruse, ka ardhur edhe një reagim nga Edvin Kulluri.

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD ironizon Berishën duke shkruar:

“Mirë që të mashtroi për çështjen e lobimit, po për 4 zgjedhjet e humbura si të mashtroi? PD sot drejtohet nga një kryetar naiv! Pra shanset për fitore të PD janë zero”.
Më herët Berisha deklaroi se Lulzim Basha e kishte siguruar për 500 mijë dollarët se ishin mbledhur nga diaspora.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT