Berisha dënon sulmet e Iranit, thirrje NATO-s: Ndihmoni Shqipërinë të kapërcejë agresionin kibernetik

Ish-kryeministri Sali Berisha dënon sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë, sule të cilat pak ditë më para paralizuan sistemin TIMS të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, më 15 korrik u sulmuan dhe sistemet online të Qeverisë shqiptare.
Në një konferencë për mediat, ai i bëri thirrje aleatëve të NATO-s dhe të SHBA-ve, që të dërgojnë specialistët E tyre në Shqipëri, në mënyrë që vendi ynë të kapërcejë agresionin kibernetik.
“Dënoj pa hezitim qëndrimin plotësisht të papërgjegjshëm të qeverisë së Edi Ramës, i cili filloi zyrtarisht lojën kriminale në sistemet dixhitale të vendit duke nxjerrë për patronazhistët të dhënat personale, duke nxjerrë targat në një mbështetje për krimin, duke nxjerrë rrogat në goditje për biznesin, duke nxjerrë telefonat, kartat e ID e kështu me radhë.
Dënoj tenderat korruptivë të ndërtimit dhe mbrojtjes së këtyre sistemeve. Përpjekje për të shkatërruar sistemet në Kosovë kanë qenë të mëdha, por mbrojtja e tyre ka qenë e shkëlqyer. I bëj thirrje NATO-s, SHBA me specialistë të fushave të ndryshme të ndihmojnë Shqipërinë për të kapërcyer agresion”, u shpreh Sali Berisha.