Paloka zbulon bisedën me Bashën: Ja çfarë më tha për çështjen ‘Muzin’. E mbanin peng, ultimatumi ishte të përjashtohej Berisha

Rusia është e përfshirë prej kohësh në sulmet ndaj demokracisë në shumë vende përmes financimit të partive politike dhe aktorëve të tjerë.

Në këtë çështje mund të jetë e implikuar edhe PD, gjatë periudhës në të cilë Basha ishte në krye të partisë.

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka gjatë një interviste televizive foli lidhur me këtë çështje ku tregoi dhe çfarë i kishte thënë Basha kur e ka pyetur më parë.

Edi Paloka: Unë jam njohur nga deklaratat e Ballës pastaj pashë mediat që e kishin ngritur këtë dosje. Unë si nënkryetari bisedova me Bashën dhe fjalët e tj kanë qenë që është vetëm një shpifje. Çdo gjë që më tha ishe ajo që deklaroi publikisht.

Ato që na u dhanë në fillim ishin deklaratat e Ballës dhe një revistë e cila dihet që është nën ndikimin e Soros. Sot bëhet fjalë për shërbimet inteligjente, gjëja duket serioze.

Dhe në këtë rast asnjë akuzë nuk mund të ngrihet pa prova. Çdo gjë duhet të hetohet. Besimin në drejtësinë amerikanë as nuk mund ta vë në dyshim, as nuk mund të vihet në paralel me drejtësinë shqiptare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT