Ndoka: Basha po fsheh krimin. Ka auditim, por Luli s’di nga këto gjëra, ai vetëm merr, nuk jep

Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, në një intervistë për Euronews Albania, teksa ka folur për financimet ruse në PD në vitin 2017, u shpreh se Lulzim Basha po fsheh krimin.

Më tej ai theksoi se dosja për financimet ruse, do rëndojë e gjitha ndaj Bashës.

“Basha rëndon veten kur fshehë krimin, që thotë njëherë i mora nga qytetarët shqiptarë në SHBA, njëherë nga kjo kompani njëherë nga ajo kompani. Kjo dosje do i rëndojë Bashës personalisht”- theksoi ai.

Sipas Ndokës ka një ligj, ku çdo parti politike duhet të deklaroj burimin e të ardhurave dhe mënyrën se si i ka shpenzuar.

“Së pari Rama ka interes ta mbajë peng Lulzim Bashën dhe këtë po bën. Ka një ligj për financimin e partive politike, është një ligj i qartë që vendos  një standard, pra ne jemi të detyruar që të deklarojmë çdo lekë që futet në financimin e partive politike.

Madje çdo kandidat që merr ndihmë në fushatë duhet të deklaroj burimin e të ardhurave dhe mënyrën se si i ka shpenzuar. Ka një auditim nga KQZ.  Çdo parti politike në fund të vitit kalendarik i nënshtrohet një auditimi. Basha nuk i di këto gjëra, di vetëm të marrë por jo të japë”-nënvizoi Ndoka./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT