Akuzat e Berishës se mbylli çështjen “Basha” me drejtësinë/ Rama: Shumë shpejt do…

Akuzat e Berishës se mbylli çështjen “Basha” me drejtësinë, Rama: Kjo është dora e një shejtan budallai, ku hyj unë këtu?

Sa gisht keni ju në mbylljen e çështjes Basha sa i përket financimeve ruse?

Rama: Ai që ju quani kryetari i PD është turpi në gojën e kujtdo që e sjell si pikë referimi në raport me botën e informacionit. Që kur Shqipëria është bërë shtet nuk e ka një të dytë si ai. tani çfarë kërkoni. Kërkoni realisht ta marr seriozisht këtë pyetje dhe t’ju jap përgjigje.

A nuk është i njëjti që mohoi me forcë çdo lidhje të financimeve ruse me PD? A nuk është i njëjti që i vuri gjoksin dehe e mbrojti Lulzim Bashën? Ku hyj unë? Ku është dora ime në këtë mes? Kjo nuk është dora e një budallai, por një shejtan budallai që torolis një vend të tërë duke ju tërhequr për hunde të gjithë ju që vazhdoni e pranoni me veten tuaj që ta konsideroni si pikë referimi, si një subjekt që meriton të hyjë në gojën tuaj dhe të futet të mes të debatit publik?

Back to top button
LAJMET E FUNDIT