“Rrezik rezervuarët e tejmbushur’/ Situatë alarmante në Tropojë, 7 familje të bllokuara në fshatin Fushë-Lumi

Rreshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin orët e fundit, kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në zonën e Tropojës.

Si pasojë e vërshimit të ujit, ka pemë të rrëzuarae po ashtu prezencë uji në banesa errugë të përmbytura.

Nga informacioni i marrë nga bashkitë si rezultat i kushteve të motit rezulton se: gjendja në fshatin Fushe-Lumi te Nj.Adm.Margegaj dhe ne fshatin Vlad te Nj.Adm.Bytyc ka përmbytje te jashtezakonshme.

– Në fshatin Vlad situata është më e përkeqësuar, aty që në oret e para të mëngjesit ndodhen stafi i Bashkise Tropojë, ku po monitorojnë situatën pë të parandaluar ndonje fatkeqesi.

-Në fshatin Fushe-Lumi 7 familje janë të bllokuara nga sasia e madhe e reshjeve dhe uji i grumbulluar.

Sakaq rrugët nacionale të bashkisë Tropojë kanë qenë nën trysninë e rënies së gurëve dhe vërshimit të ujrave, ndërsa janë të kalueshme vetëm në një korsi.

Sakaq përmes një postimi në facebook, kreu i bashkisë së Tropojës Rexh Byberi, ngre shqetësimin e rezervuarëve të tejmbushur të cilat sipas tij rrezikojnë në mot si ky I ditëve të fundit.

“Rrezik rezervuarët e tejmbushur’/ Situatë alarmante

“Rrezik rezervuarët e tejmbushur’/ Situatë alarmante

Back to top button
LAJMET E FUNDIT