Ndërron jetë në moshën 95-vjeçare Mesarete Imeraj, “Lilo Labja” e vërtetë e filmit shqiptar

Ndërron jetë në moshën 95-vjeçare Mesarete Imeraj Karagjozi.

Ajo njihet si një nga veteranet shqiptare më jetëgjata të Luftës së Dytë Botërore.

Imeraj është veterania, mbi jetën dhe veprimtarinë e së cilës u bazua roli i Lilo Labes. Rol ky i përjetësuar në filmin “Malet me blerim mbuluar” nga aktorja Yllka Mujo.

Familjarët kanë njoftuar humbjen e zonjës Mesarete Imeraj Karagjozi dhe se varrimi bëhet të shtunën në Varrezat e Sharrës.

Ndërron jetë në moshën 95-vjeçare Mesarete Imeraj,

Back to top button
LAJMET E FUNDIT