Paratë ruse, Rama lajmëron se do të dalin fakte të reja: Pergatituni ka ende, do habiteni! (VIDEO)

“Mbylli dosjen e lobimit rus”, Rama për Berishën: Monument i gënjeshtrave! Çështje të tjera “ulërasin”
Ish kryeministri Sali Berisha ka kërkuar që të rihapet dosja e lobimit rus për ish kryetarin e PD Lulzim Basha pas publikimit të një dokumenti nga inteligjenca amerikane sipas të cilit PD ka marrë fonde nga rusia në 2017. Madje Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama duke thënë se ai e ka mbyllur hetimin ndaj Bashës në drejtësinë shqiptare. I pyetur për këto akuza Kryeministri Rama është shprehur se Sali Berisha është monument i gënjeshtrave. Sipas tij, Berisha e mbrojti Lulzim Bashën kur kjo çështje u denoncua nga PS.
“Ai që quani ju kryetar i PD. është turpi në gojën e kujtdo që e sjell si pikë referimi në raport me botën e informacionit. Nuk është turpi i askujt tjetër, përveç kujtdo dhe atyre që verbërisht e sjellin që vazhdon e sjell si pikë referimi në botën e informacionit dhe në debatin publik. Është monumenti i gënjeshtrave, shpifjeve dhe është prurësi më i madh i llumit moral, i llumit gjuhësor, në historinë e jetës së shqiptarëve. Që kur Shqipëria është bërë shtet nuk ka një të dytë. Nuk e dini ju përgjigjen? As nuk marr përsipër t’ju them, a nuk është i njëjti që me forcë mohoi çdo lidhje të financimeve të PD me Rusinë? A nuk është i njëjti që i vuri gjoksin dhe e mbrojti me pathos Lulzim Bashën? Ku është dora ime në këtë mes? Kjo është historia jo e një budallai që hedh një gurë në lumë, por e një shejtan budallai që torolis një vend të tërë duke tërhequr për hunde të gjithë ju, jo mua, jo PS. Të gjithë ju që vazhdoni dhe e pranoni me veten tuaj që ta konsideroni si pikë referimi, si burim informimi, si subjekt që meriton të hyjë në gojën tuaj dhe të futet në mes të debatit publik. Është katastrofë. Financimi rus i PD është denoncuar nga PS. Dhe Taulant Balla, Erion Braçe e me radhë nuk keni lënë gjë, jo ju flas personalisht, por për ata që janë çuditur, s’kanë lënë gjë pa thënë e pa bërë. Është denoncuar nga nëse s’gabohem, nga Muhamed Veliu. Ça kërkoni sot? Po në tv tuaj ka dalë Lulzim Basha dhe ju ka treguar një përrallë me 500 aksionerë që iu lind në zemër që mbledhin para dhe nuk vunë emrin. Pse nuk u habitët ju atëherë. Apo ishte më kollaj që t’ja linit Ballës, Braçes e Spiropalit, t’ja linit Spiropalizimit të PS. Do ju duhet të habiteni për shumë gjëra të tjerë. Keni çështjes të tjera që ulërasin. Do habiteni. Do thoni a keni pasur gisht ju që i keni mbyllur ”, u shpreh Rama.
Madje Rama theksoi se financimet ruse në PD janë fakte dhe se është shumë e thjeshtë të investigohet për to.
“A se mbani mend që u shkoi ambasadori i SHBA-ve me dosjen në dorë dhe e sulmuan nga të 4tërta anët. Dhe s’janë bërë nga person. Dhe të jeni të sigurt që do dëgjoni akoma gjëra të tjera. Po s’kam ç’ti them unë sekretarit të shtetit? Që prokuroria shqiptare nuk ka bërë asgjë, financimi rus është fakt.
Ju keni dëgjuar me gojën hapur shpjegime për diasporën shqiptare që do shpëtonin vatanin dhe mblodhën lekët dhe i lanë pa emra. E kam shumë të qartë se çfarë ka mbajtur media e atij zotërisë më pëprara se kishte hallet e mos i iknin të rinjtë. Kshuqë, financimet ruse aty i keni, merrini investigimin gjejini ata shqiptarët që u mblodhën për të shpëtuar vatanin në Amerike dhe janë kthyer me 500 mijë dollarë në valixhe, gjejini”, tha Rama.