Berisha u kthehet foltoreve/ Deklarata e fortë: Po të mos ishte antimafia italiane sot Saimir ‘skafisti” do ishte…

Ish-kryeministri Sali Berisha i është rikthyer serish “foltoreve”.
Gjatë një bashkëbisedimi me shqiptarët e Italisë, teksa shprehu mirënjohje për qeverinë Italiane, ish-kryeministri u ndal tek kontributi që kanë dhënë autoritetet e vendit fqinj në luftën kundër krimit.
Berisha rikujtoi rastin e ish-ministrit Saimir Tahiri, i cili aktualisht ndodhet në burg, ndërsa tha se nëse nuk do të ishte antimafia italiane, sot Tahiri do të ishte mbi zv/kryeministrin.
“Italia jep një kontribut të madh në luftën kundër krimit. Antimafia italiane ka dhënë kontribute në betejën kundër mafies shqiptare. Po të mos ishte antimafia italiane, Saimir skafisti do të ishte mbi zv/kryeministër të paktën. Por ne jemi mirënjohës sepse ata bëjnë një betejë të vendosur kundër organizatave kriminale që dëmtojnë interesat shqiptare dhe italiane.”- deklaroi Berisha.