VIDEO/ Erdogan takon shqiptaren në New York, direk i shkon mendja tek…Edi Rama

Një shëtitje e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Central Park të New York-ut u kthye në disa takime me qytetarë që donin një foto kujtim prej tij.

Teksa ishte ulur në një biznes brenda parkut, Erdoganit iu afrua dhe një shqiptare.

Vajza: Im albanian (Jam shqiptare)

Erdogan: Arnavut mu? (Shqiptare?) Aaaa. Edi, Edi, Edi

Vajza: Po, Edi. Faleminderit shumë zoti president.

Takimi u shkurtër u përmbyll me një buzëqeshje dhe me një fotografi, ndërsa më pas vazhdoi edhe duke shkrepur fotot e tjera. Por vizita e tij në SHBA nuk është pa qëllim, pasi presidenti turk do të marrë pjesë në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT