EMRI/ Ja kush është viktima e atentatit në Shkodër, autorët hynë me motoçikletë në lokal dhe…

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur pak më parë në qytetin e Shkodrës, ku një person humbi jetën.

Mësohet se viktima është identifikuar si 20-vjeçari Erjon Xhenjo, ndërsa autorët kanë qenë me motoçikletë në momentin kur kanë kryer vrasjen brenda ambienteve të një lokali. I riu ka mbetur i vdekur në vend pasi reth 30 plumba u zbrazën drejt tij, ndërkohë që menjëherë pas krimit, autorët janë larguar me shpejtësi duke u futur në një rrugicë dytësore.

Krimi ndodhi rreth orës 20:00 në bulevardin “Bujar Bishanaku”, ndërsa ende nuk dihen arsyet. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT