“Me mjekrat, si po shkon brisku? One shot, one kill…”/ Artan Hoxha ironizon kreun e policisë së shtetit pas vrasjes në Shkodër

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar menjëherë pas vrasjes me armë zjarri të 19-vjeçari Erjon Xhenja, në qytetin e Shkodrës.

Në postimin e tij Hoxha ironizon kryepolicin Memhmet Rrumbullaku, pas urdhrit që dha sapo mori detyrën që policët nuk duhet të mbajnë mjekër.

Postimi i Hoxhës:

Respekte nga Ekuadori,…

Por mendjen e kemi në atdhe.

Shkodra nuk te “zhgënjen” kurrë.

Nuk flas për Vllaznine, se ate po e mund dhe Erzeni Shijakut, flas per Kirasin…

Flachscore sapo me njoftoi, se “çunat” e “Rrumbullakosen” skedinen në Kiras të Shkodres…

E paskan luajtur 1-sh….

One shot, one kill….

Me mjekrat, si po shkon brisku???!!!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT