“Kam 1 javë që kërkoj shtëpi me qira”/ Versioni tronditës i të atit: 19-vjeçari në Shkodër u vra për faj të…

Vrasja e 19-vjeçarit Erjon Xhenje mbrëmjen e djeshme në Shkodër, është ende mister teksa nuk ka asnjë person të dyshuar.

I riu u vra teksa po pinte kafe në një lokal në bulevardin “Bujar Bishanaku” në Shkodër, duke u qëlluar me shtatë plumba, ku pesë prej tyre i ka marrë në trup.

Paraprakisht policia dyshon se vrasja ka ndodhur për shkak të hakmarrjes mes fiseve në Lici dhe Bajri në Shkodër, ndërkohë që nuk ka të dhëna për të riun të jetë përfshirë në ndonjë ngjarje kriminale përveç faktit se shërbente në stallën e kuajve të Astmer Bilalit, një element i fisit Bajri.

Nga ana tjetër, viktima është edhe djali i xhaxhait të Sehar Xhenjës, i cili është në kërkim për tentativë vrasjeje pasi qëlloi me armë drejt automjetit me të cilin po lëvizte Taulant Pepaj në shkurt të vitit 2021.

Sapo mësoi ngjarjen, mbrëmjen e kaluar, i ati i viktimës mbërriti të lokali ku ndodhi vrasja dhe dëgjohet teksa i dëshpëruar flet me policinë.

“Kam prej 1 jave që kërkoj shtëpi me qira. Ti largoj nga këtu. Nuk është problemi jonë por i nipave. Unë s’kam punë, skam lidhje me asgjë, nuk di asgjë” deklaroi i ati duke mos dhënë më shumë detaje në lidhje me kontaktet e të birit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT