Pas planit për ATENTAT ndaj tij, vjen REAGIMI i deputetit shqiptar

Pas raportimit të Newsbomb.al për një plan për vrasjen e kryeministrit Albin Kurtit, Ismet Haxhës dhe Zhavit Halitit, ka ardhur dhe një reagim nga ky i fundit.

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë për mediet kosovare se kjo nuk është hera e parë që planifikohet vrasja e tij. Ai ka shtuar se është informuar në fillim të këtij viti nga Policia që duhet të ketë kujdes.

 “Unë nuk e kom për herë të parë, edhe më herët kom pasë mbrojtjet të afërt nga Policia e Kosovës. Kom qenë target edhe i grupeve kriminale në Kosovë edhe i UDB-së. Kjo e fundit, është diçka që po besoj përafërsisht jam informu ndoshta në mars të këtij viti, ose prill. Nga Policia e Kosovës jam informuar se duhet të kem kujdes. Policia e Kosovës e Prokuroria e Përgjithshme kanë pasur informata të sakta, e nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim. Me siguri kanë pasur. Më ka thirrë Policia, jemi taku, ma kanë shpejgu rastin, që duhet të kem kujdes”, tha Haliti.

Sipas informacione të Njësisë Kundër Terrorizmit, objektivi i parë do të ishte Ismet Haxha. Objektivi i dytë ishte Xhavit Haliti, i cili do të vritej një muaj pas Haxhës për t’u dukur si hakmarrje. Më pas, do të vritej edhe kryeministri Albin Kurti. Qëllimi i këtyre atentateve është destabilizimi i Kosovës. Po ashtu, në dokument theksohet se të tre atentatet do të kryheshin brenda 4 muajve të ardhshëm.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT